Sport

Mediumi serb e dërgon në qiell Rashicën pas golit sot, e krahasojnë me këtë figurë botërore

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 14 December 2019

Milot Rashica sot ka shënuar një supergol në fanellën e Werder Bremenit në sfidën e humbur thellë ndaj Bayern Munich me rezultat 6:1.

Supergoli i tij ka bërë buj të madhe edhe në mediet serbe të cilat e kanë vlerësar golin e yllit shqiptar derisa e kanë cilësuar shpejtësinë e tij me xhamajkanin Usain Bolt dhe gjuajtjen e Ronaldos, shkruan Zëri.info.

’Goli i Rashicës i ngjasonte mjeshtrive më të mëdhenj të futbllit. Ai mori një top në mesin e fushës duke bërë një lëvizje përfekte para goditjes së fortë për ta dërguar topin në rrjetin e Neuerit. Shpejtësia e tij ngjasonte Boltit’ ndërsa gjuajti si Ronaldo, ka shkruar portali serb Telegraf.rs.

-Advertisement-

‘Topi ishte aq i fuqishëm sa portieri gjerman nuk mundi të bëjë asgjë’, përfundoi shkrimin portali serb.

Goli i Rashicës:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera