Sport

Mediet në Serbi e quajnë boshnjak mbrojtësin e kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 04 May 2021

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, të hënën arriti të shënoi golin e tij të parë për Torinon, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda me këtë gol ia dhuroi skuadrës së tij një fitore të rëndësishme, kurse largoi nga liga ekipin e Parmës.

Mediumi serb, ‘Blic’, në artikullin e tyre e quajtën mbtojtësin drenicak boshnjak, duke thënë e ai vjen nga Bosnja dhe Hercegovina.

-Advertisement-

“Golin e vetëm për nikoqirët e shënoi një futbollist nga Bosnja dhe Hercegovina, Mërgim Vojvoda, i asistuar nga Ansladi në minutën e 63-të”, thuhej në artikullin “Blic”, të cilin e gjeni me poshtë.

Kujtojmë që Mërgim Vojvoda është me prejardhje nga Skenderaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera