Lajme

Mediet e mëdha ndërkombëtare raportojnë për tragjedinë në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 23 November 2021

Mediet e njohura ndërkombëtare kanë raportuar për aksidentin tragjik të autobusit me shqiptarë në Bullgari.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, shkruan: “Së paku 45 persona, përfshirë 12 fëmijë, vdiqën përderisa një autobus që po bartte kryesisht turistë maqedonas u përplas dhe mori flakë në një autostradë në Bullgarinë perëndimore disa orë para agimit të martën, thanë zyrtarët.”

Për aksidentin raportoi edhe televizioni i njohur amerikan, CNN. “Autoritetet besojnë se autobusi po transportonte gjithsej 52 pasagjerë, prej të cilëve 12 fëmijë, kur zjarri shpërtheu rreth orës 3 pas mesnatës të martën”, thuhet në lajmin e televizionit amerikan, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

Edhe televizioni publik britanik, BBC, ka dhënë hollësi për ngjarjen tragjike. “Zyrtarët thanë se duket që autobusi ka goditur një rrethojë të autostradës dhe fotografitë shfaqnin një sektor të rrugës ku rrethoja është prerë. Në aksident nuk u përfshinë automjete tjera”, shkruan televizioni i njohur britanik.

Agjencia e lajmeve, “Associated Press”, i citoi mediet në Maqedoninë Veriore, të cilat kanë raportuar se para zyrave të kompanisë së udhëtimeve që besohet se e organizoi udhëtimin për në Turqi ka shkuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera