Lajme

Mediat serbe zbulojnë kërkesën e Trumpit për zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 04 January 2019

Mediat serbe duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli kanë paralajmëruar se cila mund të jetë kërkesa e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ër zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.Burime diplomatike nga Brukseli besojnë se Washingtoni kërkon “zgjidhje të qëndrueshme” për raportet e Serbisë dhe Kosovës përfshirë edhe “korrigjimin e kufijve” të pranueshëm nga të dyja palët.Por, në qarqet e Bashkimit Evropian nuk ka shumë bindje nëse kjo mund të realizohet, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Pikërisht për këtë çështje pritet të bisedojnë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai rus, Vladimir Putin më 17 janar, në vizitën e këtij të fundit në Beograd.Çështja e Kosovës pritet të jetë edhe temë e diskutimeve mes Washingtonit dhe Moskës në nivel të lartë. Për shkak të festave të vitit të ri, disa zyrtarë të diplomacisë ndërkombëtare në BE kanë paralajmëruar se vetëm në vikendet e ardhshme mund të pritet angazhim më i madh në këtë drejtim.BE-ja nuk është tërhequr nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës kurse bisedat teknike me ekipin e ri negociator të Prishtinës në Bruksel të martën pritet të zgjidhen dy tema.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera