Lajme

Mediat serbe: Zaev do udhëheqë me UÇK-në e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 01 June 2017

Mediat serbe kanë komentuar formimin e qeverisë së re në Maqedoni e cila është një koalicion me partitë shqiptare dhe me në krye Zoran Zaevin.

“Sputnik”-u serb shkruan edhe për “dashurinë” mes SHBA-së dhe UÇK-së duke thënë se këto të dyja kanë themeluar një interes të përbashkët që prej kohësh, por që tashmë pas 18 vitesh mund të thuhet se kanë hyrë në fazën e pjekurisë dhe se duan të formojnë “qeverinë e UÇK-së në Ballkan”

Me këtë rast përmendet kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili ka zgjedhur kabinetin e tij me përbërje prej anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila është e njohur si UÇK-ja e Maqedonisë.

-Advertisement-

Gjithashtu përmenden Hazbi Lika si ish-komandant i UÇK-së në zonën e Tetovës, i cili është pjesë e qeverisë së re dhe Sadullah Duraku i cili ishte pjesë e strukturës komanduese të UÇK-së dhe tash është në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit.

“Pas zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka shumë gjasë që Kosova të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, një ish-lider i UÇK-së, i cili nga viti 2004 e deri në 2005 ishte kryeministër i Kosovës”, shkruan gazeta, transmeton “Periskopi”. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera