Lajme

Mediat Serbe: VV me gaz kundërshton Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 21 March 2018

Për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet seanca për Demarkacionin kanë raportuar edhe mediet serbe, shkruan Infokusi.com.

Gazeta serbe’ Tanjug’ ka shkruar se Kuvendi i Kosovës u mbush me gaz lotsjellës në momentin kur po mendohej se u siguruan 80 vota për demarkacionin.

‘Në  kohën kur u duk se ishte siguruara 80 votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, sallë Parlamenti i Kosovës mbushi gaz lotsjellës’, shkruan Tanjug, transmeton Infokusi.com.

-Advertisement-

‘Ky është skenar i partisë opozitare, Vetëvendosjes’, thuhet më tej.

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë përkohësisht punimet pasi deputetë të VV-së, kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën ku po mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas kryetarit të Kuvendnit, Kadri Veselit seanca do të vazhdojë pas pastrimit të sallës ndërsa disa nga deputetët tashmë janë kthyer në sallë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera