Mediat serbe: Ushtria është vendosur pranë Jarinjës

Autori: Gazeta inFokus
17:30 | 26 December 2022
Ekipi i televizionit serb N1 ka vërejtur se në rrugën drejt pikës kufitare të Jarinjës, në Rudnicë nga ana e Serbisë, dy kilometra para Jarinjës, janë vendosur gjashtë automjete ushtarake (topa me rreze të gjatë veprimi) të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake.Gazetari i mediumit të pavarur serb N1 tha se nuk u lejuan të xhironin ato automjete ushtarake.
Ai shtoi se në barrikada aktualisht është situata e qetë.Kujtojmë se mbrëmë, pas raportimit për të shtëna në Zubin Potok, është takuar e gjithë udhëheqësia e ushtrisë serbe dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviq u raportua se ishte nisur drejt Rashkës.
Ai tha për “TV Pink” se këto janë detyra komplekse dhe se ushtria me siguri do t’i përmbushë, pa dhënë detaje.Gazetari i N1 shton se situata ishte krejtësisht identike edhe vitin e kaluar kur rruga Jarinje-Leposaviq u bllokua, në të njëjtin vend u vendosën automjete të blinduara dhe disa herë mbi të fluturuan avionë ushtarakë.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbërritur në garnizonin e Rashkës, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe gjatë ditës, siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, do të vizitojë disa nga njësitë e Forcave të Armatosura Serbe në terren.Mediat proqeveritare në Beograd, sipas N1, kanë raportuar mbrëmë se në Zubin Potok janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, ndërsa disa kanë thënë se ka pasur shkëmbim zjarri mes serbëve vendas dhe policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur incidente mes pjesëtarëve të saj dhe ndonjë grupi në veri të Kosovës.
Përfaqësuesit e KFOR-it kanë bërë të ditur se në Zubin Potok ka pasur të shtëna, afër një patrulle të tyre, por se në atë incident nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Ata deklaruan se po hetojnë incidentin në Zubin Potok dhe u bënë thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin retorikën dhe lëvizjet që mund ta përkeqësojnë situatën.

Të tjera
-
Rrugët dhe sheshet e Beogradit të stërmbushura me protestues, MPB serbe: 107 mijë pjesëmarrës
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësim...
-
Cakolli: Vonesa më e gjatë në shpalljen e rezultateve që nga 2010, menaxhim joadekuat me zvarritje të panevojshme
Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare t...
-
“E gjithë Serbia” dyndet në Beograd, pamje të tjera nga protesta masive kundër pushtetit
Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e ...
-
Protesta në Serbi: Autoriteteve u kërkohet t’i lejojnë gazetarët e huaj të punojnë
Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore ...
-
Marko Gjuriq kapet duke e shikuar protestën nga dritarja
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është filmuar duke par...
-
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka...
-
Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zg...
-
LDK siguron 20 mandate – emrat e deputetëve që ulen në Kuvend
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Protesta masive në Beograd, reagon Vuçiq
Në prag të protestës në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vëzhgua...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK’së- kush mbeti jashtë?
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...