Lajme

Mediat serbe “trubullojnë” fotografinë ku Daçiq kërkoi autograf nga Trump, ja çfarë thotë ai! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 19 September 2017

Ramush Haradinaj ende nuk i ka mbushur një javë në detyrën e tij si kryeministër i vendit. Por, ka filluar të planifikojë shpenzime në produkte luksoze. Zyra e Haradinajt ka paraparë që të blejë telefona mobilë në vlerë prej 8 mijë eurove.

Personeli i zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shumë shpejt do të shpërblehen me nga një “dhuratë”. Ndonëse nuk është bërë ende një javë që kanë filluar punën, atyre do t’u blihet nga një telefon i ri.

Në njoftimin e publikuar në KRPP tregohet se Zyra e Kryeministrit ka treguar se për “Furnizim me telefona mobilë”, ka planifikuar t’i shpenzojë fiks 8 mijë euro.

-Advertisement-

Në këtë njoftim është bërë me dije se krejt ky proces duhet të përfundojë brenda 10 ditësh.

“Kohëzgjatja: 10 Ditë pas nënshkrimit të kontratës. Fillimi: 05.10.2017  Përfundimi : 15.10.2017”, thuhet në këtë njoftim.

E kontrata për furnizime nga Zyra e Kryeministrit ka koinciduar me lansimin e produkteve të reja nga kompania Apple, modeli i saj më i ri Iphone X. Por, nuk dihet se cili do të jetë lloji i telefonave që do të blejnë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera