Lajme

Mediat serbe të gëzuara që Lista Serbe do jetë fuqia e katërt politike në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 12 June 2017

Mediat serbe janë marrë gjatë tërë ditës së djeshme me zgjedhjet në Kosovë.Edhe në ballinat e sotme të gazetave e agjencive online të lajmeve gjithandej janë zënë me zgjedhjet e së dielës, kur koalicioni PDK-AAK-Nisma fitoi, por që befasi ishte renditje e Vetëvendosjes si e dyta dhe rritja enorme e saj, njofton Klan Kosova.

Më e ashpër nga të gjitha ishte Kurir, një media e afërt me pushtetin që në ballinë ka titullin “Fituan Kriminelët”, duke aluduar në fitoren e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli.

Ndërsa RTS kanë treguar vetëm se koalicioni PAN fitoi zgjedhjet, por, njëjtë sikur të gjithë të tjerët, kanë theksuar faktin se Lista Serbe do të jetë forca e katërt politike në Kosovë.

-Advertisement-

Kurse media më serioze në Serbi, Danas, duke iu referuar exit poll-it të Klan Kosovës ka treguar rezultat e zgjedhjeve ndërsa ka vënë në spikamë faktin që Haradinaj është fitues i këtyre zgjedhjeve, duke qenë se ai edhe ka qenë prijës i koalicionit fitues.Edhe Danas ka përmenduar faktin që Lista Serbe ka dalur e katërta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera