Mediat serbe shkruajnë për idenë e Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve
Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 08 August 2018
Korrigjimi i kufijve, apo bashkimi i Luginës me Kosovën është shtuar mjaft shumë në diskursin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo nuk po kalon pa u vërejtur edhe nga mediat e Beogradit.
Blici serb deklarimet se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t’i bashkohen Kosovës, po i sheh si provokime të presidentit Thaçi.
Ky i fundit në konferencën e sotme deklaroi se do të ndryshohej edhe Kushtetuta, madje do të mund të organizohej referendum, në mënyrë që Lugina të bëhet pjesë e Kosovës.
“Thaçi provokon. Serbët nuk do të marrin asgjë, por ne e duam Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, është titulli i gazetës serbe Blic, transmeton lajmi.net.
Thaçi sot gjatë ditës nuk ka parë asgjë të keqe që edhe të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.
“Kushtetuta e Kosovës ka ndërruar qe tri herë pas pavarësisë, prandaj nuk është ndonjë mëkat nëse ndryshon kushtetuta edhe bashkëngjitet Lugina e Kosovës. Çka ka të keqe këtu? Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm të bëjë këtë, atëherë referendumi është kategori kushtetuese”, ka thënë Thaçi
Deklaratat e Thaçit për bashkimin me Luginën dhe korrigjimin e kufijve, po vlerësohen edhe si mundësi për ndarje të Kosovës.
Këtë opsion madje zyrtarë të lartë serbë e kanë pëlqyer qysh para shumë kohësh. Janë ministrat serbë si Daçiq e Vulin që kanë vlerësuar se ndarja e Kosovës, do të ishte zgjidhja më e mirë për Serbinë.
Por presidenti vazhdimisht e ka mohuar se korrigjimi i kufijve ka të bëjë me ndarje.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...