Lajme

Mediat serbe raportojnë për arrestimin e Albin Kurtit, e quajnë “ekstremistin më të madh shqiptar” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 24 November 2017

Gjatë orëve të paradites së ditës së sotme, Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Përveç tij, policia ka arrestuar edhe deputetet Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Siç është raportuar edhe më herët, Policia për të arrestuar Kurtin ka hedhur edhe sprej.

-Advertisement-

Arrestimi i tyre vjen një ditë më parë gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës.

Ndërkohë, pa e vënë në pah këtë ngjarje nuk kanë mbetur edhe mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Madje në një titull të tyre, ato e quajnë Kurtin si “ekstremisti më i madh në Prishtinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera