Mediat serbe: Presidenti Vuçiq i pret zgjedhjet në Kosovë… dhe do ta ndërrojë Kushtetutën!
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 03 June 2017
Presidenti i ri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi është duke pritur zgjedhjet në Kosovë dhe e ka përnjëmend të lëvizë politikisht kundruall realitetit në Kosovë. Kështu bëjnë të ditura mediat serbe në analizat e tyre të së shtunës, raporton Gazeta Blic.
Kështu mediat serbe raportojnë që Vuçiqi ka thënë se Dialogu për Kosovën dhe ndërrimin e Kushtetutës “duhet të marrë tre, gjashtë ose më shumë muaj”. Kështu mediat serbe thonë që Ndryshimet e kushtetutës në Serbi ka kohë që janë hapur si temë dhe kjo varet nga vullneti politik në Beograd.
Sipas mediave serbe Vuçiqi pos që pret rezultatet zgjedhore në Kosovë ai e ka ndërmend që për këtë temë të bisedojë me partitë politike, përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile ….
“Le të ulemi për të biseduar, në qoftë se ne mund të flasim. Në qoftë se ne mund të bëjë një marrëveshje, ne kemi bërë diçka për vendin tonë.”, ka thënë Vuçiqi.
Mediat serbe thonë se Kushtetuta mund të ndryshohet sidomos në pjesën që i referohet Kosovës dhe presioni nga Brukseli e Berlini pret ndarjen e sistemit gjyqësor nga çdo degë tjetër të qeverisë.
Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës mund të paraqitet nga të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve, Presidenti i Republikës, Qeveria ose së paku 150.000 zgjedhës.
Për ndryshimin e Kushtetutës duhet të merret vendim nga Asambleja Kombëtare. Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës miratohet me një shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Brukseli dhe sidomos Berlini kanë bërë presion ndaj Serbisë dhe sidomos Vuçiqit që ta ndërrojë kushtetutën kur Kosova është në pyetje por edhe për ndarjen e gjyqësorit nga politika si dhe të drejtën e serbëve për të votuar për organe të BE-së./Gazeta Blic/
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...