Mediat serbe për rënien e Qeverisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 10 May 2017
Mediat serbe kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës ku është votuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa.
B92 në shkrimin me titull “Bie Qeveria e Kosovës”, shkruan se në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës është votuar mos besimi ndaj Qeverisë së Kosovës me 78 vota për, 25 kundër dhe 3 abstenime.
B92 përkujton se rrëzimin e qeverisë e kanë mbështetur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ishte partner i koalicionit në Qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.
Pas rënies së qeverisë, B92 shkruan se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme më së voni 45 ditë nga dita e sotme, ndërsa sipas korrespodentit të këtij mediumi serb përmendet data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor.
Edhe mediumi tjetër serb RTS shkruan për rënien e Qeverisë së Kosovës në shkrimin me titullin “Prishtina, bie Qeveria e Isa Mustafës”. Duke mos elaboruar shumë për rrjedhën e seancës në të cilën u votua mos besimi ndaj Qeverisë Mustafa, mediumi serb shkruan se pro votimit për rënien e Qeverisë së Isa Mustafa kanë votuar edhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen më 11 ose 18 qershor. Votat vendimtare për rrëzimin e qeverisë ishin ato të Partisë Demokratike të Kosovës me në krye Kadri Veselin, derisa kundër ishin vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës, shkruan Tanjug.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...