Lajme

Mediat serbe: NATO shqetësohet rreth planit për ushtrinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 28 September 2017

E përditshmja serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se NATO shpreh shqetësim në lidhje me propozimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në një forcë të armatosur, pa ndryshimet kushtetuese. Sipas këtij mediumi NATO konsideron se veprimet e tilla të njëanshme nuk janë të dobishme.

Novosti shkruan: “Sekretari i Përgjithshëm këtë mesazh ua përcolli drejtpërdrejt autoriteteve të Kosovës. Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të afërt me Beogradin”, thuhet në përgjigjën e marrë të Novostit nga zyrtarët e NATO-s në Brukel lidhur me cështjen se cili është pozicioni i Aleancës në lidhje me planet e presidentit të Kosovës për formimin e ushtrisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera