Lajme

Mediat serbe: Me mbështetjen e Britanisë së Madhe, Albin Kurti kushtëzon Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 04 February 2023

Mediumi serb “Novosti”, ka shkruar një artikull se kryeministri Albin Kurti vendosi që të kushtëzojë Asociacionin për shkak se “britanikët nga hija po e trimërojnë” atë.

Sipas këtij mediumi, vetëm Britania e Madhe nga shtetet e Quint-it nuk ka insistuar që Kosova të zbatojë Asociacionin, transmeton Gazeta Express.

Duke tentuar të shfaqë një argument, ky medium citon emisarin britanik Sir Stuart Peach, i cili tha se marrëveshjet e dala nga Brukseli duhet të zbatohen nga Kosova dhe Serbia, por se ato s’duhet të pengojnë arritjen e marrëveshjeve të reja.

“Me sa duket i ngopur me këtë qëndrim, Kurti ka vazhduar ta varrosë Marrëveshjen e Brukselit në Kuvend, të enjten”, thuhet në këtë shkrim.

Po ashtu, gazeta ankohet se pas kushteve të prezantuara të Kurtit nuk pat reagime nga ndërkombëtarët.

Ndërkaq, takimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, me emisarin britanik, e shohin se përpjekje të këtij të fundit për të siguruar që Londra zyrtare të jetë plotësisht në rrugën e ndërmarrë nga SHBA dhe vendet kryesore europiane për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Në tekst, gjithashtu pretendohet se SHBA-ja dhe Brukseli tashmë kanë filluar të aplikojnë “masa ndëshkuese” ndaj Kosovës për “refuzimin e Asociacionin, duke e ndalë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Deklaratë të njëjtë e bëri edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq, pas kthimit nga Ëashingtoni.

Ai, në një paraqitje në TV Pink, pretendoi se nga vendet e Quint-it, përveç Britanisë së Madhe, i kanë rekomanduar të gjitha vendeve të tjera që të “përmbahen nga pranimi i Kosovës në Këshillin e Eropës derisa të shihet zhvillimi i mëtejshëm i situatës”.

Mitrev me letër drejtuar Komitetit të Helsinkit: Ka një sulm të organizuar kundër meje

Të tjera