Sport

Mediat serbe kundër shqiponjës së Rashford: Festim skandaloz!

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 13 August 2019

Festimi i Marcus Rashford në rastin e golit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelsea-t ka çmendur mediat serbe të cilat e kanë quajtur si provofim festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy koka. Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë kundërshti te serbët, të cilët e konsiderojnë si simbol të “Shqipërisë së Madhe”.

Menjëherë pas festimit të Rashford me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe ‘Kurir’, e cila shkruan: “Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kalaur pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matiç që është me kombësi serbe”.

Në Serbi akoma nuk arrinë ta përtypin faktin që festimi me shqiponjën është në modë dhe të gjitha këto lloj festimesh i quajnë provokime edhe pse qëllimi i Rashford nuk ka qenë të acarojë serbët duke festuar me simbolin e shqiptarëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera