Mediat serbe i kthehen propagandës kundër pavarësisë së Kosovës, thonë se Komoret mohojnë njohjen
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 20 February 2021
Shteti serb përmes mediave që kontrollon përsëri i është rikthyer propagandës kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës. Këtë radhë mediat serbe pretendojnë se në Ambasadën e Serbisë në Nairobi ka shkuar një letër nga Ministria e Jashtme e Komoreve, ku thuhet se pozicioni i tyre për mos-njohjen e Republikës së Kosovës si shtet mbetet i pandryshueshëm.
Këto raportime vijnë pavarësisht faktit se ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte thënë se Kosova vendosur marrëdhënie diplomatike me Komoret.
Në letrën të cilës i referohen mediat serbe e që thuhet t’i jetë dërguar Ambasadës së Serbisë në Nairobi, pretendohet që Ministria e Jashtme e Komoreve ka mohuar të ketë vendosur raporte diplomatike me Kosovën.
Kjo është hera e dytë që mediat serbe raportojnë për Ishujt Komore. Edhe në vitin 2018 kishin shkruar se e kishin tërhequr njohjen për Kosovën, derisa lajmi ishte mohuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.
“Serbia po keqpërdorë edhe reputacionin e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën, duke përdorë logjiken e regjimit të Millosheviqit, me të cilën propaganda dhe mashtrimi synohej ta zëvendësonin realitetin. Të gjitha vendet në të cilat thirret Serbia, kanë konfirmuar që bëhet fjalë për lajme të rreme, dhe se njohjet e tyre konform praktikes së marrëdhënieve ndërkombëtare janë akte të pakthyeshme”, thuhet në deklaratën e vitit 2018 të MPJ-së.
Të tjera
-
Gruaja e ‘Sandokanit’ dhe zyrtari tjetër i MPMS’së lirohen nga akuzat për korrupsion
Të premten në Departamentin Special në Gjykatën Themelore është shpallur aktg...
-
Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, beson se do të rikandidojë pë...
-
Palmer: SHBA nuk do të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën
Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën...
-
Detaje nga aksioni i inspektorëve në kafiteritë e Prishtinës
Insepektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Poli...
-
Pas e quajti Kurtin anti-amerikan, ish diplomati gjerman i reagon Grenellit
Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve ...
-
Aksion në Prishtinë, inspektorët po i zbrazin kafiteritë në rrugën B
Kafitëritë në rrugën B janë zbrasur nga inspektorët e Agjencisë së Us...
-
Lajmi i mirë për nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë
31 filloristë nga komuna e Kamenicës do të përfitojnë shuma parash nga 270 eu...
-
PE më 25 mars diskuton raportin e progresit për katër shtete të Ballkanit
Debati mbi raportet mbi përparimin e katër vendeve të Ballkanit drejt BE-së d...
-
Kur do të liberalizohen vizat, flet ambasadori francez
Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online de...
-
Lajçak tregon se çfarë dokumente i dha Kurtit
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Varianti më ngjitës i Covid-19 konfirmohet edhe në Evropë
Një person misterioz i infektuar me variantin shqetësues Covid-19, zbuluar në...
-
BE ”shuan” shpresat për Shqipërinë
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar r...