Mediat serbe: Duket se po afrohet dita e vendimit të madh, që e çon Serbinë drejt rrugës së BE-së
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 08 Janar 2018
Edhe pse këto ditë në mediat serbe u spekulua se qershori i këtij viti mund të jetë afati i fundit me të cilin, do të merret vendimi për dhënien e statusit diplomatik për stafin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të këtij informacioni, shkruan Blici.
Beogradas.Megjithatë, ajo që dihet është se e gjitha kjo është në një formë “kancer në plagë” dhe shumë shpesh një pengesë për marrëdhëniet serbo-amerikane e serbo-ruse, dhe çfarëdo që të bëjë me këtë rast, njëri prej këtyre vendimeve nga dy fuqitë e mëdha, nuk do të pranohet.
Ai është i njohur me pozitën si ministër pa portofol për Inovacion e Teknologji, Nenad Popoviq, i cili, disa ditë më parë, ishte i vetmi që kishte thënë se stafit të kësaj Qendre duhej t’i ipet statusi diplomatik.
Përveç tij, ai që mbanë pozitën e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, kur u shënua pesë vjetori i punës së kësaj Qendre, tha se ky vendim do të duhej të sillej nga qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë,” duke vënë në qendër të vëmendjes se stafi i kësaj qendre ka rëndësi të veçantë për Serbinë.
Pavarësisht këtyre, pozita e Serbisë ende nuk dihet, përveç asaj se Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë që pritet një zgjidhje e shpejtë, për Qendrën Humanitare Serbo-Ruse.
Kjo ka qenë para gjashtë muajve.Zgjedhjen e çështjes së statusit të kësaj Qendre, e ka kërkuar Ambasadori Rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, dhe pritej që kjo të ishte një nga temat e takimit të dhjetorit, mes presidentëve serb dhe rus, Aleksandar Vuçiqit dhe Putinit, në Moskë, por publiku nuk e dimë nëse, dhe çka saktësisht është biseduar aty, përcjellë GazetaBlic.Pavarësisht kësaj, Serbia mund të marrë një “pako” nga të dyja anët.
Nëse Serbia i thotë “Jo” Rusisë, atëherë pritet që marrëdhëniet të ftohen mes të dyja palëve, e që do të kishte pasoja në bashkëpunimin e mundshëm ekonomik.Po ashtu mund të ketë zvogëlim të mbështetjes në aktivitet e politikave të jashtme. Megjithatë, përcjellë GazetaBlic, nuk ka gjasa që kjo të bëjë që Rusia ta ndryshoj qëndrimin e saj ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, më së paku shkaku i Serbisë, e më së shumti shkaku, për shembull, i Krimesë që e bënë atë të mbetet si favori kryesorë për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Dhënia e imunitetit ndaj punonjësve të Qendrës gjithashtu mund të shihet si një çështje e vlerësimit të neutralitetit ushtarak dhe preferencës së Serbisë për vlerat perëndimore.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
































