Lajme

Mediat serbe: Dronët e KFOR-it mund ta kenë incizuar momentin e vrasjes së Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 16 May 2018

Dornët e KFOR-it, mund ta kenë kapur momentin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Të paktën kështu shkruan gazeta serbe “Novosti”, e cila duke u referuar në burime thotë se dronët të cilët fluturojnë vazhdimisht mbi qiellin e Mitrovicës mund ta kenë incizuar momentin e krimit, dhe kjo do të paraqiste prova të mjaftueshme për zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Tutje “Novosti” shkruan se mundësia e vetme që dronët e KFOR-it mund mos ta kenë incizuar momentin në fjalë, do të ishte nga mjegulla e dendur në ditën e vrasjes, edhe pse siç citon kjo gazetë, nga meteorologët ishte bërë e ditur që dukshmëria mëngjesin e 16 janarit ishte mjaftë e mirë.

-Advertisement-

Deklaratë të njëjtë pak ditë më parë ka dhënë e gruaja e Oliver, Milena Ivanoviq, e cila kishte theksuar se dukshmëria ditën e vrasjes së tij kishte qenë mjaftë e mirë.

E ndërkaq hetimet po vazhdojnë katër muaj që prej vrasjes së Ivanoviqit, gruaja e tij Milena, shprehet se nuk do të “lë gurë pa lëvizur” deri në gjetjen e vrasësit të bashkëshortit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera