Lajme

Mediat serbe: Arrestohet shoferi i veturës në të cilën ndodhej autori i vra*jes së policit serb

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 18 July 2024

Shoferi i automjetit në të cilin ndodhej i dyshuari për vrasjen e policit serb, në Loznicë të Serbisë, është arrestuar raportojnë mediat atje.

Sipas Ministrisë së Brendshme Serbe, i dyshuar për vrasjen e policit serb është Artan Hajrizi, 33 vjeçar, shtetas i Kosovës.

Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim i Gjermanisë.

-Advertisement-

Prokuroria e Lartë Publike në Shabac ka njoftuar se shoferi i automjetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera