Lajme

Mediat qeveritare serbe: 300 policë në Veri sot dorëzuan dorëheqjet

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 06 November 2022

Policët serbë nga veriu i Kosovës i kanë dorëzuar uniformat, shkruajnë sot mediat qeveritare serbe.

Sipas tyre, mbi 300 policë serbë i hoqën uniformat e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut rreth orës 14:00.

Njëri prej policëve u është drejtuar disa gazetarëve duke iu thënë se “nga sot nuk ka më serb në Policinë e Kosovës në veri”.

-Advertisement-

Sot në Mirtovicën e Veriut pati një tubim të serbëve, të cilët iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Listës Serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera