Lajme

Mediat nuk lejohen në seancën gjyqësore ku pritet të dëshmojë Kadri Veseli

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 20 December 2017

Derisa sot është paralajmëruar se dëshmitar në seancën kundër Albin Kurtit e Donika Kadajt do të jetë Kadri Veseli, gjykata ka marrë një vendim.
Askush nga mediat nuk do të mund të përcjell se çka po ndodh brenda.

Pak minuta para se të fillojë kjo seancë mediat nuk janë lejuar ta përcjellin seancën për gaz të aktivistëve të Vetëvendosjes, me arsyetimin se salla në të cilën mbahet është shumë e vogël

Express ka raportuar se në Pallatin e Drejtësisë janë parë edhe anëtare të kabinetit të Kryeparlamentarit Veseli, por vet ende nuk ka arritur.

-Advertisement-

Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila u ishte caktuar ndaj tyre.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera