Lajme

Mediat në Bosnjë raportojnë se është arrestuar një person në lidhje me vrấsjen e policit serb

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 18 July 2024

Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS) ka njoftuar se jozyrtarisht ka mësuar se në qytetin Bijelinë, Republika Sërpska, BeH, sot është arrestuar një person lidhur me të dyshuarin për vrasjen e njërit dhe plagosjen e një polici tjetër në Loznicë, të Serbisë.

Autoritetet serbe, përgjegjës për këtë vrasje e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, pasi thonë se në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij.

Është raportuar se i dyshuari Artan Hajrizi ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Fatoni.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Artani në një lidhje direkte nga Gjermani për emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Ai ka thënë se gjatë tërë kësaj kohe ka qenë në Gjermani, dhe se vëllai i tij, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës, e ka vizituar atë në Gjermani.

Aty, Artani thotë se Fatoni ia ka vjedhur kuletën me dokumentet personale.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku po dyshohet se Faton Hajrizi vrấu një polic serb dhe plagosi një tjetër


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera