Lajme

Mediat ndërkombëtare raportojnë për rezolutën e miratuar nga parlamenti kundër referendumit serb në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 15 January 2022

Media prestigjioze ndërkombëtare, si Washnigton Post dhe Asocciated Press, kanë raportuar për seancën e sotme të Kuvendit, ku u miratua rezoluta për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

“Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin etnik serb të Kosovës për të votuar në një referendum serb do të shkelte kushtetutën, ligjet dhe praktikën ndërkombëtare të vendit”, shkruan Washington Post.

“Rezoluta thoshte se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë serbët etnikë që jetojnë në Kosovë “për t’i shërbyer politikës së saj armiqësore kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në raportimin e Asocciated Press.

-Advertisement-

Për miratimin e kësaj rezolute raportoi edhe The Columbus Telegram.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, 76 deputetë votuan pro kësaj rezolute.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera