Mediat gjermane: Socialistët me gjasa fitues të zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 26 June 2017
Në shtypin gjerman i kushtohet vëmendje zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri. Numri i ulët i votuesve dhe të dhënat e para që me gjasë nxjerrin fitues socialistët, janë në qendër të artikujve.
Agjencia gjermane e lajmeve, dpa vëren, se Partia Socialiste qeverisëse nën kryeministrin Edi Rama me gjasë është fituesja e zgjedhjeve të 25 qershorit. Kjo parti mund të dalë fituese me deri në 79 mandate, bazuar në të dhëna të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. shkruan dpa. Ndërsa demokratët opozitarë kanë arritur deri në 41 mandate, sipas mediave. Ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim mund të llogarisë me 20 mandate. Rezultatet nuk janë përfundimtare.
Por nëse prognozat verifikohen socialistët mund të qeverisin të vetëm, siç kërkonte kryeministri Edi Rama gjatë fushatës. Sipas Ramës një mazhorancë e qartë e socialistëve do t’i jepte atij mundësinë të kryente reforma rrënjësore në Shqipëri.
“Vendi ku mbillet më shumë kanabis”
Süddeutsche Zeitung e mbyll artikullin e saj duke theksuar se “Shqipëria është një nga vendet më të varfa dhe më të korruptuara të Europës. Krahas kësaj ky vend është -me distancë- vendi ku mbillet më shumë kanabis.”
Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung” i kushton një artikull zgjedhjeve në Shqipëri. Nën titullin “Sondazhet nxjerrin socialistët fitues”, kjo gazetë vëren se sipas prognozave të para, votimet në Shqipëri i kanë fituar socialistët.
“Dejvi duhet të qëndrojë”
Ndërsa “Berliner Zeitung” nuk i kushtohet drejtpërdrejt zgjedhjeve, por një djali të ri 10-vjeçar që duhet të largohet nga Gjermania, për shkak se familjes nuk i është njohur e drejta e azilit. Ai gjen mbështetjen e lojtarëve të skuadrës së tij të futbollit, shkruan “Berliner Zeitung”. “Në Westend, nxënësit kanë veshur bluzat portokalli me mbishkrimin “Dejvi dhe familja e tij duhet të qëndrojnë”. Vetë Dejvi thotë, se dëshiron të jetojë në Gjermani dhe të bëhet futbollist profesionist.”
“Por dëbimi i i Dejvit dhe familjes së tij është vulosur. Më 11 korrik përfundon edhe afati i lejes së toleruar të qëndrimit.” Për të bërë diçka kundër dëbimit është angazhuar trajneri i Dejvit, i ekipit “Oranje Berlin” duke organizuar një demonstrim solidariteti. Trajneri Michel Kooistra thotë, se “të gjithë lojtarët e vlerësojnë Dejvin shumë, dhe dëshirojnë që ai dhe familja e tij të qëndrojnë”.
Shqipëria konsiderohet vend i sigurtë origjine, vëren “Berliner Zeitung”. Nuk përbën arsye për marrjen e azilit, gjendja e vështirë ekonomike në Shqipëri, siç ishte shprehur familja shqiptare në kërkesën e azilit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























