Lajme

Mediat Gjermane shkruajnë për përplasjet e Thaçit me BE-në

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 20 December 2017

Mediat Gjermane kanë shkruar për raportet që ka Kosova me Bashkimin Evropian.

Ato raportuan lidhur me kundërshtimin e krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë nga Shoqata e veteranëve të luftës, transmeton Infokusi.com

Sipas asaj që raportohet në këto media, vendimi i kësaj shoqate vjen pasi që krijimi i kësaj Gjykate është anti-shqiptare dhe dëshmon kundër luftës së pastër të UCK-së në Kosovë.

-Advertisement-

Grumbullimi i 10.000 nënshkrimeve tregon qartë kundërshtimin e krijimit të kësaj Gjykate.

Më tutje në këtë artikull komentohet edhe mbi fjalimin e Presidentit Thaçi, të mbajtur para “Forcës së sigurisë së Kosovës”, i cili ka thënë se BE-ja kishte ushtruar presion për krijimin e kësaj Gjykate në Kosovë./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera