Lajme

Mediat e Putinit: Avioni luftarak rus detyron avionin luftarak amerikan të kthehet prapa (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 12 May 2017

Një avion luftarak rus iu afrua vetëm 20 metra një avioni amerikan mbi Detin e Zi të martën në mëngjes – ditën para se zyrtarët rusë të takoheshin me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë – kanë thënë zyrtarët amerikanë të mbrojtjes për Fox News.

Një avion rus Su-27 iu afrua avionit P-8A Poseidon përderisa ai ishte në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

Manovrimi i avionit rus ishte “i sigurt dhe profesional”, tha një zëdhënës i Marinës Amerikane për NBC News, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Su-27 u pa në ajër pasi Poseidon dukej se po i afrohej kufirit të Rusisë. Pas shfaqjes së avionit rus, Poseidon ndryshoi kursin e tij.

Zyrtarët amerikanë thonë se rreth 60 aksidente të tilla kanë ndodhur që nga viti 2007, raportoi RT, media e Presidentit rus, Vladimir Putin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera