Ekonomi

Mediat e huaja për taksën: Pas dështimit në INTERPOL, Kosova e godet Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 22 November 2018

Mediumi prestigjioz britanik, BBC, ka raportuar për taksën që e ka vënë Kosovë ndaj importit të prodhimeve serbe, në 100 për qind.

Reagime të ashpra ka pasur nga të gjithë liderët e Serbinë, të cilët nuk e pritën që Qeveria ta marrë këtë vendim.

Edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

E mediumi tjetër, Reuters, thotë se nga vendimi i Qeverisë u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja nuk e njohin.

Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës që ta ndryshojë këtë vendim.

Reuters, gjithashtu, shkruan se Kosova fajësoi Serbinë për dështimin e saj për t’u bashkuar me INTERPOL-in dhe tha se Serbia ishte kundër normalizimit të marrëdhënieve, një çelës për të dy vendet. Bosnja votoi gjithashtu kundër anëtarësimit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera