Lajme

Mediat britanike: Armët e zbuluar në Rinas mund të përdoreshin për sulm terrorist në Angli

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 28 August 2017

Një artikull të tërë i ka kushtuar media britanike, Daily Mail, zbulimit të armëve në Rinas para disa ditësh, të cilat kishin si destinacion Anglinë.
“Një komplot për të futur 3 armë të tipit Kallash në Britani nëpërmjet një kutie transporti është zbuluar nga autoritetet shqiptare,” shkruan Daily Mail.

Policia dyshon se pjesët e armëve që kishin destinacion të fundit Londrën do të përdoreshin për sulm terrorist ose për krimin e organizuar.

Stafi i sigurisë i zbuloi armët brenda në sektorin e kargos në aeroportin e Tiranës, pak para se ato të niseshin.

-Advertisement-

“Të mbështjella me peshqirë dhe letër celofan brenda një kutie DHL, përveç tyre ndodheshin edhe rroba. Policia anti-terror e Shqipërisë ka rritur vigjilencën pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë adresën ekzakte se ku do të shkonin pjesët e armëve por thanë se do mbërrinin në Angli.

Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për këtë komplot, besohet se ka marrë urdhër për të lëvizur armët 3 ditë përpara se të dërgonte pakon”, -përfundon artikulli i Daily Mail.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera