Sport

Mediat angleze: Bale zëvendëson Robben-in tek Bayern Munchen

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 19 June 2019

Largimi i Robben dhe Ribery ka bërë që Bayern Munchen të mendojë për lojtarët e krahëve. Drejtuesit e Bayern kanë pikasur Gareth Bale për të qenë pjesë e ekipit. As menaxheri i Bale nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Bale është shumë i pakënaqur në Real Madrid. Minutazhi i ulët, operacionet e shpeshta janë disa nga arsyet që 29 vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid. Bayern po monitoron situatën dhe së shpejti mund të kemi një ofertë zyrtare.

Me afrimet e fundit edhe Real Madrid kërkon të largojë disa lojtarë. Pjesë e listës së largimeve është edhe Gareth Bale. Real beson se ka marrë maksimumin nga 29 vjeçari, dhe tashmë e konsideron të panevojshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera