Rozë

Media serbe e sulmon Dua Lipën për urimin që e bëri në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 17 February 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa tregon se është krenare për origjinën e saj.

Kjo vërehet dukshëm në bazë të publikimeve që i bën në rrjetet sociale, dedikuar vendit të saj, Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë duket se nuk po iu pëlqen aspak serbëve, të cilët reagojnë pas çdo publikimi të saj, duke i quajtur skandale veprimet që ajo i bën.

-Advertisement-

Në llogarinë e saj në Instagram Dua shkroi: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kurrë nuk do ta harroj kur kam jetuar në Prishtinë, energji e papërshkrueshme dhe e paharrueshme në qytet, jam krenare kur shoh se sa larg kemi arritur që nga ajo kohë – përfundon Dua Lipa.

Në një intervistë dhënë listës “Rolling Stone”, këngëtarja e re preku gjithashtu tema politike, duke deklaruar se familjes së saj iu desh të shpërngulej nga Kosova dhe Metohija pas “pushtimit serb”.

“Gjyshi im nga ana e babait tim shkruajti libra për gjithçka që po ndodh, pasi ndodhi okupimi, forcat serbe i kërkuan që të rishkruaj historinë. Ai refuzoi dhe humbi punën e tij – tha ajo.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera