Lajme

Media prestigjoze rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere: Një perlë mesdhetare

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 28 May 2023

Shqipëria është renditur nga media prestigjoze amerikane CNNsi një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

Përshkrimi i CNN fokusohet në jugun e Shqipërisë që ka një sërë plazhesh dhe destinacionesh që nuk duhen humbur nga turistët si qyteti historik i Krujës.

“Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe; është Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus ofron mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

-Advertisement-

CNN ia ka dedikuar artikullin 12 destinacioneve turistike në botë që duhen vizituar këtë verë. Së bashku me Shqipërinë renditen edhe: Madridi, Spanjë; New York, SHBA; Piedmont, Itali; Los Anxhelos, Kaliforni; Peru; Santa Fe, Meksiko e re; Viena, Austri; Buenos Aires, Argjentinë; Malta dhe Tajlanda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera