Media ndërkombëtare: Basha nën akuzë për lobim në SHBA me para të marra nga rusët
Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 15 June 2019
Lideri i opozitës së qedrës së djathtë në Shqipëri, Lulzim Basha është nën akuzë për shkak se dyshohet se nuk ka deklaruar pagesën prej 650 000 dollarësh në favor të një kompanie amerikane, ”Muzin Capitol Partners”, për lobim në administratën amerikane, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
”Basha është thirrur të paraqitet të hënën e ardhshme si i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për t’i komunikuar akuzën.
Rasti daton në pranverën e vitit 2017, përpara zgjedhjeve politike në qershor të atij viti.
Këto janë dy pagesa që Muzin i ka deklaruar pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, nga të cilat 500 000 dollarë nga Partia Demokratike e Bashës (PD) dhe 150 000 dollarë nga Biniatta Trade, një kompani me qendër në Edimburg, në pronësi të disa kompanive të tjera të kontrolluara nga shtetas rusë ose të lidhur në mënyrë indirekte me Rusinë, si dhe me qendër në Belize, parajsa fiskale e Amerikës Qendrore.
Basha ka refuzuar gjithmonë pagesën në favor të Biniatta Trade, apo të çdo lloj financimi apo lidhjeje me Rusinë.
Por, ai ka ofruar shpjegime kontradiktore për shifrën 500 000 euro.
Sipas Bashës, kjo lëvizje vjen në mes të një krize të thellë politike.
Qendra e djathtë ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke kërcënuar se nuk dotë lejojë zhvillimin e tyre”, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
”Partia Demokratike, formacioni kryesor politik i djathtë, e drejtuar Lulzim Basha, ka fshehur, sipas prokurorisë, pagesën në vitin 2017, të 650 000 dollarëve në favor të ‘’Muzin Capitol Partners’’, një kompani amerikane lobimi pranë administratës amerikane. Ky procedim penal vjen në një moment të tensioneve të mëdha politike. Qendra e djathtë ka bojkotuar edhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit”, shkruan agjencia tjetër e njohur italiane e lajmeve, agenzianova.com.
‘’Një datë e anuluar nga presidenti i Republikës, por që maxhoranca nuk e ka marrë në konsideratë’’, thekson ajo.
”Prokurorët në Shqipëri njoftuan ngritjen e akuzave kriminale kundër Lulzim Bashës, kreu i partisë kryesore konservatore në vend, lidhur me më shumë se 600 000 dollarë pagesa që partia e tij ka bërë në 2017 te një lobist amerikan në Uashington”, shkruan media amerikane motherjones.com.
Kjo lëvizje vjen pas një viti e gjysmë pasi Mother Jones kishte njoftuar se një kompani me qendër në Skoci, e lidhur me shtetas misteriozë rusë kishte financuar këtë përpjekje për lobim. Kjo ka vlerë pasi nënkupton se kompani të lidhura me rusët mund të kenë ndihmuar Bashën për lobim në SHBA”, shton ajo.
Të tjera
-
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të sinqerta
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të ...
-
Uji i Badovcit ende jashtë përdorimit, qytetarët kërkojnë më shumë pika të furnizimit
Sikurse vitin e kaluar, niveli i manganit në liqenin e Badovcit ka pësuar rri...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese nd...
-
E dhimbshme, vdes i riu nga Istogu Bler Mehmeti
Para pak çastesh është raportuar lajmi për vdekjen e të riut nga Istogu, Bler...
-
Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë. Kryemi...
-
Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mb...
-
Angli/ Shtëpi bari me vlerë 10 milionë stërlina, dënohet katër shqiptarë
Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi ...
-
Xhandarmëria serbe provokon në Merdare, shkel vijën kufitare me Kosovën
Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë ...
-
Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pj...
-
Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Al...
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...