Lajme

Media evropiane jep alarmin, përmes një karikature paraqet hartën e “korrigjimit të kufijve”

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 10 September 2018

​Një nga mediat politike më të njohura në Europë, “Politico”, numri e saj të radhës ia ka kushtuar çështjes së Kosovës dhe Serbisë. Ky medium përmes një karikature ka paraqitur marrëveshjen e mundshme mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksander Vuçiq.

Në karikaturën e realizuar nga Ali Walker shfaqen hartat e Serbisë dhe Kosovës, mbi të cilat secila palë “vizaton” kufij me pistoletë-laps! Mesazhi i goditur duket se ka të bëjë me zhvillimet e fundit, për këtë çështje.

“Pas një debati të madh jo vetëm në shtetet përkatëse, por edhe në ambientet politike ndërkombëtare, ku palët u ndanë në llogore të ndryshme për të ashtuquajturin plan Vuçiç-Thaçi për shkëmbime territoresh, gjithçka u bllokua ditën e djeshme, kur “papritur” presidenti serb, refuzoi të ulej në bisedën e bisedimeve me presidentit Thaçi në Bruksel.

-Advertisement-

Plani për vizatime kufijsh të rinj mbi hartat e Serbisë dhe Kosovës, nga shumë kancelari të rëndësishme të Europës si Gjermania dhe Britania e Madhe është konsideruar, si një precedent i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor, i cili mund të çojë në një efekt domino edhe për vende të tjera, si Bosnja apo Maqedonia.” thuhet në shkrim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera