Media britanike: Skenari apokaliptik, ja si mund të marrë fund bota

Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 02 May 2017
Revista më e madhe e Europës “Spiegel Online” së fundi paraqiti një karikaturë me “dy budallenj që lozin me një bombë”. Ideja ishte për presidentin amerikan Donald Trump dhe diktatorin koreano-verior Kim Jong-Un.
Kimi provokon çdo javë me teste raketore dhe Trump mendon se si të sulmojë koreano-veriorët për të parandaluar programin bërthamor. E gjithë bota pyet:
A do shpërthejë lufta mes dy shteteve? Do ishte një Luftë Atomike? Sulmi i SHBA-së a do ishte një luftë globale?
Këto skenar i ka sqaruar britanikja “The Independent”.
Mendimi i tyre: Koreja e veriut mund të sulmojë e para dhe kjo do kishte pasoja katastrofike për botën, madje më shumë sesa Lufta e Dytë Botërore.
I pandreqshmi Kim Jon-Un
Deri tani, Donald Trump ka marrë hapat e duhur. Ka instaluar sistemin e mbrojtjes raketore në Korenë Jugore ndaj paralajmërime të Kim Jong Un. Por nuk është e vështirë të kuptosh sesi do dalin gjërat jashtë kontrollit.
Gjithçka fillon me diktatorin koreano-verior Kim Jong-Un. Ai nuk është budalla, por i paskrupullt dhe despot paranojak. Nëse SHBA shtonte presionet kundrejt Kim, ai mund të përgjigjej me një sulm raketor në shtetet fqinje, si për shembull në Japoni.
Në këto raste lufta mund të shpërthente shpejt. Si në Siri, presidenti Trump mund të sulmonte në drejtim të Koresë. “Dhe çfarë më pas?” është pyetje e radhës e “Independent”.
“Korea Veriore do sulmonte një anije luftarake të koreano-jugorëve. Do kishte sulme në tokë. (..) Kimi lëshon një raketë tjetër dhe vret ushtarë amerikanë.” Në këto kushte SHBA do fuqizonte bombardimet.
Një pyetje vendimtare atëherë do ishte sesi do reagonte Kina dhe Rusia. “Në gjithë historinë njerëzore nuk ka pasur kaq shumë Fuçi Baruti,” alarmon Independent mbi Korenë Veriore. Dhe më tej: “Ose kaq shumë burra të papërgjegjshëm që luajnë me fitilin.”
Deri tani, të gjithë fuqitë janë të gëzuar të ndjekin situatën nga larg. Por sa do zgjaste kjo, nëse do shpërthente lufta?
Një rrezik tjetër: Nëse Korea veriore do lëshonte një raketë që arrin brigjet amerikane, atëherë SHBA do sulmonte vendin e izoluar komunist edhe me çmimin e sulmit kundrejt Koresë Jugore ose Japonisë. Sepse Kim herën e parë do sulmonte këto shtete.
Çfarë do humbiste Kim?
Ashtu ose ashtu: Nga sulmi i SHBA-ve në drejtim të Kim, ky i fundit nuk do e mendonte dy herë kundërsulmin atomik. Çfarë ka për të humbur Kim?
Vijimi afërmendsh do ishte katastrofal. Miliona njerëz mund të vdisnin. Do kishim kolaps të ekonomisë botërore.
Ndaj Kina, Rusia dhe SHBA do duheshin më mirë ta mendonin një sulm të tillë kundër Koresë Veriore./BS/

Të tjera
-
Daçiq akuzon autoritetet e Kosovës se po krijojnë krizë të re
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të dielën, më 2 prill, se ...
-
Halil Kastrati pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në sheshet e Prishtinës në mbësht...
-
Duda Balje pjesë e marshit mbështetës ndaj ish-Krerëve të UÇK-së
Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, po merr ...
-
Mërgimtarja vjen nga Gjermania për marshim: Çlitimtarët e meritojnë, kjo është padrejtësi e madhe
Në prag të nisjes së Marshit pë Drejtësi, një grua ka ardhur nga Gjermania pë...
-
Vendi ku u sulmuan zyrtarët policorë në mesnatë në veri (PAMJE)
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sulmuar zyrtarët policorë me mjet ...
-
Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë me veti letërnjoftimin
Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kishte shkuar për të...
-
Bllokohet autostrada, mijëra qytetarë drejt Prishtinës në përkrahje të krerëve të UÇK-së
Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet kanë marrë rrugë drejt Prishtinës. K...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme, reshje shiu dhe dëbore
Në Kosovë, javën e ardhshme, pritet të mbajë mot me vranësira, reshje shiu dh...
-
Hamza: Presim pjesëmarrje masive në marshimin për drejtësi
Kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka dhënë një deklaratë...
-
Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në
Platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe...
-
Nëna e Thaçit vesh bluzën me portretet e ish-krerëve të UÇK-së: Liria jeni ju
Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një...
-
Mbushen autobusët, qytetarë anëmbanë Kosovës ia mësyejnë Prishtinës për marshim
Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar ng...