Lajme

Medaljen e fituar në Spanjë, polici ia dhuron familjes së Afrim Bunjakut

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 08 October 2023

Zyrtari policor, Anton Cena, me të ardhur në Kosovë medaljen e fituar në nëntë garat policore në Spanjë ia ka dhuruar si kujtim familjes së rreshterit të vrarë në sulmin terrorist të Banjskës, Afrim Bunjakut.

Cena, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka pohuar se është mirëpritur edhe nga Policia e Kosovës për sukseset e tij.

“Me të arritur në aeroport përgëzimet e para erdhën nga Policia e Kosovës me një torte. Më pas Brigada 138 ‘Agim Ramadani’ ma dhuruan flamurin e Brigadës që ta kam si kujtim për rezultatet e arritura që nga paslufta”.

-Advertisement-

“Dhe më pas drejtë e te familja e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. Medaljen e fituar në garat e nënta policore në Spanjë ia dhurova familjes si kujtim. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Cena.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera