Medalje e Artë për ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit që ndihmuan për tërmetin
Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 11 December 2019
Duke vlerësuar ndihmën e dhënë nga Kosova por edhe vendet e tjera të rajonit dhe BE, kryeministri Edi Rama dekoroi me medaljen e artë ekipet e kërkim-shpëtimit që ju gjenden pranë vendit tonë në ditët më të zeza pas tërmetit të 26 nëntorit.
Rama: Një medalje nuk do të thotë pothuajse asgjë. Por jepet për herë të parë dhe pse ka kohë që është bërë. Është medalje që është vështirë të gjesh se kujt t’ja japësh, medalje e artë për vlerësim profesional.
Lum ata që do ta marrin më mbrapa këtyre trupave që nga përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë nga gjërat më të çmuara që kanë krijuar shtetet në shërbim të njerëzve.
Bashkë me medaljet u përcillni të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehjen më të madhe të mirënjohjes nga populli shqiptar. Mundshin flamujt dhe shenjat e tyre dalluese ta mbajnë edhe këtë medalje kuq e zi që është shprehje e dhimbjes dhe shpresës.
Si masë paraprake, Rama paralajmëroi: “Në rast se ambasadorit të Serbisë do ti bjerë medalja e Kosovës ose anasjelltas, apo ambasadorit të Izraelit medalja e Turqisë dhe anasjelltas, merrini thjesht si lapsus dhe jo provokacia. Nuk janë renditur për nga rëndësia”.
Medaljet u tërhoqën nga ambasadorët e vendeve respektive.
I pari ishte ambasadori i Kosovës dhe më pas, Italia, Turqia, Franca, Izraeli, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Kroacia, Zvicra, OKB, BE dhe ShBA.
Rama ndërkohë vlerësoi edhe asistencën e dhënë me inxhinierë për vlerësimin e banesave.
Rama: Pas trupave të kërkim shpëtimit kanë vijuar të vinë trupa të vlerësimit të dëmeve për të dhënë një ndihmë shumë të çmuar në aktet e konstatimit, por ndihmë të çmuar për të gjithë banorët. Krahas vlerësimit të dëmeve po ulim tensionin dhe pasigurinë.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...