Me votë unanime, Marco Rubio zgjedhet sekretar amerikan i Shtetit

Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 21 January 2025
Senati Amerikan e ka miratuar unanimisht Marco Rubion si sekretar të Shtetit, duke e vendosur senatorin në vijën e parë të diplomacisë së presidentit të ri, Donald Trump.
Rubio, i cili është hispaniku i parë dhe folësi i parë i rrjedhshëm i gjuhës spanjolle që merr detyrën e kryediplomatit amerikan, është kandidati i parë i kabinetit të Trump që u konfirmua nga Senati i drejtuar nga Republikanët, vetëm disa orë pas inaugurimit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i uroi Rubios suksese pas emërimit të tij në postin e sekretarit të Shtetit, në atë që Osmani e quajti rol të rëndësishëm.
“Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku”, shkroi Osmani në X.
Përgjatë karrierës, Rubio e ka pasur disa herë në fokus rajonin e Ballkanit. Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.
“Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, u tha në atë letër.
Rubio u konfirmua në këtë post me 99 vota pro dhe asnjë kundër, me disa senatorë nga Partia Demokratike rivale që e përshkruan Rubion si një mik. Një vend në Senat kishte mbetur bosh pas inaugurimit të nënpresidentit J.D. Vance.
“Duke marrë parasysh pasigurinë në mbarë botën tani, është në interes të Amerikës të mos humbasë kohë”, tha senatorja Jeanne Shaheen, demokratja kryesore në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.
“Ndërsa mund të mos biem gjithmonë dakord, unë besoj se ai ka aftësitë, njohuritë dhe kualifikimet për të qenë sekretar i Shtetit”, tha ajo në sallën e Senatit.
Shaheen dhe kryetari republikan i komitetit, Jim Risch, ranë dakord ta përshpejtojnë emërimin e Rubios, i cili u miratua nga paneli vetëm një orë para se të kalonte në sallën e Senatit.
“Nuk është sekret që fuqitë armiqësore nga Kina te Rusia, nga Koreja e Veriut te Irani, kanë formuar një bosht autoritar që synon të dobësojë Shtetet e Bashkuara”, tha Risch.
“Na duhet një kryediplomat parimor dhe i përqendruar te veprimi si Marco Rubio për t’i përballuar ata”.
Rubio do të ketë menjëherë detyrën për të zbatuar politikën e jashtme potencialisht të paparashikueshme të Trumpit, i cili në një fjalim inaugurues të hënën përsëriti kërcënimet për të marrë Kanalin e Panamasë, por gjithashtu premtoi të ishte një “paqebërës”.
Trump merr detyrën dhe zotohet se do të jetë “paqebërës”Trump sfidoi dy sekretarët e Shtetit gjatë mandatit të tij të parë me një politikë të jashtme që ndryshonte shpejt, duke kaluar në një rast nga kërcënimi për shkatërrimin e Koresë së Veriut në deklaratën se ai “ra në dashuri” me liderin autoritar Kim Jong Un.
Rubio, djali i një familjeje punëtore kubane që kundërshtoi ashpër revolucionin komunist të Fidel Castros, është i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj shteteve autoritare të Amerikës Latine dhe Kinës.
Në seancën e tij të konfirmimit javën e kaluar, Rubio akuzoi Kinën për mashtrim në rrugën e saj drejt statusit të superfuqisë dhe e quajti gjigantin aziatik “kundërshtari më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm që ky komb ka hasur ndonjëherë”.
Disa nga të nominuarit e Trumpit ende nuk kanë pasur seanca konfirmimi për shkak të historikut të tyre të diskutueshëm, përfshirë Tulsi Gabbardin për postin e shefes së inteligjencës, Robert F. Kennedy Jr. për sekretar të shëndetësisë dhe shërbimeve humane dhe Kash Patel për FBI-në.

Të tjera
-
E dhimbshme: I riu nga Lipjani humb jetën në një aksident fatal në Austri
Një tragjedi e rëndë ka prekur familjen Bardhi, pasi që i riu nga Kosova, Alb...
-
Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva, u lëndua rëndë në vendin e punës
Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur, pasi ishte lënduar para pesë dite në v...
-
Osmani godet Qeverinë që refuzoi propozimin e saj për t’ia hequr taksën SHBA’së: Turp, i kemi vënë tarifa aleatit ekzistencial, Serbisë zero
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Rubikon të Klan Kos...
-
Takimi ministrat e BE’së dhe Ballkanit Perëndimor, Kallas: Temë diskutimi bashkëpunimi në “mbrojtje dhe siguri”
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri...
-
Shpërthen zja* rri në afërsi të Muzeut të Kosovës
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në afërsi të Muzeut të Kosovës n...
-
Presidentja falënderon Erdoganin dhe gruan e tij: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin turk, Recep Ta...
-
Edhe një vit në Presidencë, Osmani: Mos u bëni merak për të ardhmen time, e ardhmja e Kosovës duhet të diskutohet
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë për RTK...
-
Kurti: Forcimi i ushtrisë dhe mbrojtja e Kosovës, obligim nga sakrifica e dëshmorëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se forcimi i ushtrisë dhe m...
-
Doktori i Trumpit thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore
Presidenti amerikan Donald Trump është në “shëndet të shkëlqyer”, thotë mjeku...
-
Dy njohje brenda një muaji, Osmani: Një ritëm i cili nuk do të ndalet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të ...
-
Ky është personi që vdiq nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Klinë
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur ngushëllime për vdekj...
-
Vdes ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi
Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi. Lajmi u bë i ditur n...