Rozë

“Më vjen për të qarë”/ Çfarë ndodhi me Olta Gixharin?

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 26 October 2023

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është duke përjetuar padiskutim kulmin e karrierës së saj artistike.

Pas daljes nga shtëpia e “BBV2”, ajo nisi menjëherë xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Gixhari është pjesëtare e jurisë në spektaklit të kërcimit, “Dancing With the Star”, ku me opinionet dhe kritikat e saj me pak sens humori, ka krijuar një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku.

-Advertisement-

Ditën e sotme, aktorja ka marrë një vlerësim tepër të madh nga aktori i njohur, Luan Jaha, i cili është gjithashtu pjesë i kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jaha ka thënë fjalët më të bukura për Gixharin:

“Kam patur ëndërr të punoj me Olta Gixharin, si unë edhe ajo dhe na ra fati që të bashkëpunojmë këtu. Është njëaktore e madhe, mjerisht në botën tonë të vogël. Ajo duhet të kishte pasur mbi 50 filma me role kryesore nqë perëndim. Gjynah që ai kapacitet i tillë të mbesë hije”, tha ai.

Olta e ka postuar këtë pjesë të intervistës së aktorit të njohur në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, bashkëngjitur të cilit ka shkruar:

“Të dëgjosh këto fjalë nga një pedagog i madh i mjeshtërisë së aktorit dhe nga një aktor i shkëlqyer, më vjen të qaj. Faleminderit Luan Jaha”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera