Lajme

Me veturë zyrtare, gjakovari ia mësynë Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 26 July 2021

Një veturë zyrtarë 07Z e Komunës së Gjakovës, është parë duke pritur të kalojë kufirin me Malin e Zi.

Në fotografitë që ka siguruar Gazeta inFokus shihet se kjo veturë po pret për të kaluar kufirin derisa nuk dihet se cilat janë arsyet e këtij udhëtimi.

Mirëpo kujtojmë se nuk janë të pakta rastet në të cilat zyrtarët e shtetit i shfrytëzojnë veturat zyrtare edhe për pushime jashtë vendit.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka raportuar edhe për një rast tjetër ku sipas një qytetari drejtori i Mytaher Haskukës në komunën e Prizrenit ia kishte mësy Shqipërisë së bashku me familje me veturën e komunës./Gazeta inFokus/

Drejtori i Mytaher Haskukës me gjithë familje niset me veturë zyrtare për pushime

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera