Lajme

Me vetëm këtë marrëveshje përfundon takimi mes Kurtit e Mustafës

Autori: Egzon Morina 18:47 | 11 December 2019

Takimi ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, dhe kryetarit të Lëvizjës Vetëvendosje Albin Kurti, ka përfunduar vetëm me një marrëveshje, shkruan Gazeta inFokus

Dy liderët e partive janë pajtuar që të takohen më shpeshë deri në arritjen e një marrëveshje mes dy subjekteve për formim të Qeverisë.

“Takimi i nisur nga ora 17:00 ka përfunduar para pak çastesh, e gjithë ajo për çfarë janë marrë vesh është për të intensifikuar takimet deri në arritjen e marrëveshjes”, tha zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

-Advertisement-

Pas këtij takimi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Facebook ka njoftuar që janë takuar me Mustafën dhe janë pajtuar që të takohen çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes, shkruan Gazeta inFokus

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e VV-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera