Rozë

Me vello të zezë, Ronela Hajati i la pa fjalë fansat: Dasmë sot, do martohem (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 22 June 2022

Pas kritikave dhe komplimenteve që mori për pjesëmarrjen në “Eurovision”, Ronela Hajati duket se tani është përqendruar te vera dhe ka u ka premtuar fansave këngë të reja.

Një jave pas bashkëpunimit të dytë me MatoLale, këngëtarja e njohur ka zbuluar se është në përgatitje e sipër për këngën e saj të re. Nga postimet në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se ka nisur xhirimet e klipit të ri, i cili do të ketë skena edhe të “dasmës” së inskenuar të këngëtares.

Së funmi Ronela ka ndarë në “Instagram”-in e saj video nga kjo skenë e videoklipit të saj teksa po xhirohej dhe në një moment dëgjohet teksa thotë: “Dasmë sot, do martohem”.

-Advertisement-

Ajo çfarë ra shumë në sy ishte se “nuse” Ronela dhe të ftuarit ishin të veshur të gjithë me të zeza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera