Lajme

“Me ua ndalë bukën e gojës njerëzve të cilët mbajnë familje me ato paga, është me të lënë pa fjalë”

Autori: Ermirë Berisha 12:10 | 05 October 2022

Mosekzekutimi i pagave nga Qeveria e Kosovës për mësimdhënësit të cilët mbajtën grevë për plotë pesë javë ka ngjallur pakënaqësi të shumta, shkruan Gazeta inFokus.

Një reagim i tillë erdhi edhe nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, e cila ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti.

Bytyqi për Gazeta inFokus, ka thënë se mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit është qasje ndëshkuese, por që në këtë rast të tjerët nuk mendojnë njëjtë si qeveria.

-Advertisement-

“Kryeministri thotë se po e ndihmon popullin në këtë kohë inflacioni. Nuk e di për çfarë ndihme e ka fjalën kryeministri?”, shprehet deputetja.
Ajo gjithashtu ka potencuar se aktualisht nuk po shihet dora e shtetit për ti ndihmuar qytetarët.

“Me ua ndalë bukën e gojës njerëzve të cilët mbajnë familje me ato paga, është me të lënë pa fjalë”, ka deklaruar Bytyqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera