Lifestyle

Më thuaj ç’grup gjaku ke, të të them disa cilësi të karakterit

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 28 July 2023

Sipas konceptit japonez ‘ketsueki-gata’, grupi i gjakut tregon disa cilësi specifike të karakterit tonë.

‘Ketsueki-gata’ është cilësuar si një ‘pseudo-shkencë’ dhe bazohet në parime shkencore, por nuk ka fakte specifike që e dëshmojnë se është i vërtetë. Por, edhe pse nuk ka asnjë provë reale që tregon se grupi i gjakut ndikon në personalitetin tonë, sërish kjo teori është mjaft e përhapur në kultura dhe vende të tjera aziatike, madje ka ngjallur interes edhe në vende të tjera.

Si lindi ky koncept?

-Advertisement-

Në vitin 1930, një profesor japonez, i quajtur Tokeji Furukawa, publikoi një raport në “Journal of Social Psychology”, referuar studimeve që kishte kryer dhe që lidheshin me karakterin e personave dhe grupet respektive të gjakut. Ai argumentonte se ka një lidhje mes grupit të gjakut dhe personalitetit dhe ishte i mendimit se secili grup gjaku (A, B, 0 dhe AB) ka cilësi unike.

Gjithsesi, njerëzit që besojnë te kjo teori besojnë se bazuar te grupi i gjakut, kanë këto cilësi:

Grupi A – Lidhet me kreativiten, mençurinë, aftësinë për bashkëpunim. Tiparet negative përfshijnë kokëfortësinë dhe paksa djallëzinë.

Grupi B – Njerëzit që kanë grupin e gjakut B supozohet të jenë të fortë, pasionantë, empatikë dhe marrin vendime, por si tipare negative kanë: egoizmin dhe sjelljen e çrregullt. Këta persona kanë shpesh përplasje me njerëzit që kanë grup gjaku A.

Grupi AB – Tiparet pozitive të këtyre njerëzve janë se janë racionalë dhe përshtaten shpejt, por janë gjithashtu të pavendosur, kritikues dhe harrojnë shpejt. Në Japoni, njerëzit me grupin e gjakut AB janë të rrallë dhe çmohen shumë.
Këta persona kanë shpresh përplasje me personat që kanë grup gjaku A dhe B.

Grupi 0 – Njerëzit me këtë grup gjaku janë të besueshëm, të vendosur, kanë aftësinë të përshtaten, por janë edhe të paqëndrueshëm dhe egocentrikë.
Edhe këta persona kanë shpesh përplasje me personat që kanë grup gjaku A.

Megjithëse ky koncept njihet dhe pranohet gjerësisht në vendet aziatike, i ka disa të meta, sepse lidhet me diskriminimin në vendin e punës, por edhe në gjetjen e partnerëve.

Disa grupe gjaku konsiderohen si më të mira se të tjerat. Për shembull, individët që kanë grup gjaku B, shihen si të papërshtatshëm në shoqërinë japoneze, pasi pretendohet se kanë ritimin e tyre dhe sillen në mënyrë të çuditshme. Ndërsa individët me grupin e gjakut AB, gëzojnë avantazhe në vendin e punës.

E njëjta gjë ndodh edhe me dashurinë, pasi dikush mund të refuzojë një partner potencial, bazuar në frikën e papajtueshmërisë së grupeve të gjakut. Pra, mund ta themi që në Japoni, shprehja “Çfarë grupi gjaku je?” është më e zakonshme se “Çfarë shenje je?”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera