Rozë

“Më tha hiq pantallonat që në takimin e parë”. Arjola tregon historinë me ish-burrin

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 01 February 2022

Aktorja nga Tropoja Arjola Demiri ka treguar në shtëpinë e BBV, takimin e parë me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka 3 fëmijë.
Martesa e saj përfundoi me divorc.

Arjola ka treguar se ish-burri i saj i ka kërkuar në takimin e parë marrëdhënie intime. Sipas Arjolës ai i ka kërkuar që aktorja të heqë pantallonat, por ajo ka refuzuar dhe më pas ai i ka kthyer shpinën.

Arjola ka nisur të qajë atë natë. Ajo shprehet se kjo histori ka ndodhur kur kanë qenë në takimin e parë, me pushime në Budva. “Më tha hiq pantallonat, por i thashë që s’jam gati.

-Advertisement-

Kërkoi të bënim seks, por unë i thash që duhet të më japësh kohë, pasi kisha frikë për hapin që do merrja. Ai u mërzit dhe më ktheu kurrizin dhe unë kam qarë gjithë natën”, përfundon ajo.

Aktorja Arjola Demiri ka bërë të ditur për të gjithë publikun historinë e saj, divorcin me ish-bashkëshortin dhe sakrificën që po bën për të rritur e vetme dy fëmijë.

Arjola ka pranuar publikisht se ish-bashkëshorti e rrihte dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë në djeni të saj. Emrin e ish-bashkëshortit ajo nuk e ka bërë kurrë të ditur duke e lënë mister.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera