Auto&Tech

Më të lehtat për t’u vjedhur, fjalëkalimet që duhet të shmangni që të mos ju “hakohet” Facebook dhe Gmail

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 22 February 2022

Ekspertët kanë paralajmëruar përdoruesit e rrjeteve sociale të mos përdorin disa fjalëkalime të zakonshme pasi ato rrisin shanset për t’u hakuar, thuhet në një raport të ri. Studimi i kryer nga kompania ‘Dojo’ zbuloi se shumë njerëz priren të ‘riciklojnë’ fjalëkalime të ngjashme.

Studimi shqyrtoi 100,000 fjalëkalime dhe më pas i grupoi ato në më shumë se 30 kategori, nga kafshët tek shenjat e yjeve. Hulumtimi nxori disa të përbashkëta interesante: Shumica e njerëzve priren të përdorin variacione të të njëjtit fjalëkalim, me numra ose karaktere. Në krye të listës janë emrat e kafshëve shtëpiake dhe termat e dashurisë si ‘fëmijë’, ‘dashuri’ dhe ‘engjëll’.

“Duke parë se cila kategori kishte fjalëkalimet më të përdorura, studimi mund të zbulojë subjektet e fjalëkalimeve që duhet të shmangni në tërësi për të qëndruar të sigurt në internet”, shkroi studimi.

-Advertisement-

Studimi gjithashtu këshilloi në mënyrë specifike përdoruesit që të qëndrojnë larg fjalëkalimeve që përmbajnë gjëra të tilla si sportet, markat e makinave, ushqimi, ngjyrat, qytetet dhe vendet.

Sipas raportit, fjalëkalime të tjera të njohura për t’i evituar janë ato që përmbajnë një sekuencë numrash si ‘123456’ (23.2 milion përdorues), ‘123456789’ (7,7 milion përdorues) dhe ‘1111111’ (3.1 milion përdorues)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera