“Me ta kompleksu edhe Kim Jong Un”, këto janë reagimet për fotografinë e Lumir Abdixhikut
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 29 February 2024
I ulur i vetëm përballë të gjithëve në një hapësirë të madhe ku lirisht mund të uleshin edhe 6 ose 7 persona të tjerë, fotografia e liderit të Lidhjes Demoratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut ka ngjallur reagime të shumta.
“Me të kompleksu edhe Kim Jong Un-in”, ka shkruar në reagimin e tij, analisti, Imer Mushkolaj duke thënë shikojeni se çfarë ka bërë kryetari i LDK-së.
Kjo fotografi ku shihet i pari i LDK-së dhe të tjerët të gjithë përballë tij ka ngjallur edhe ragime përqeshëse e qesharake, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë mënyrë duke u quajtur edhe “autokrat i rrezikshëm”, nga ndikimi që pati nga podcasti i realizuar me Grida Dumën.
“E paska marre ne qafe Grida Duma pas podcastit 🤣 E paska keshillu si me mbajte qendrim gjate te folurit ne publik. Ky paska pozu ne mbledhje te partise si autokrat i rrezikshem. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbrëmë publikoi në rrjetet e tij sociale një njoftim për takimin me 5 degët e kësaj partie”, shkruan gazetari Parim Olluri në reagimin e tij.
Reagime të shumta janë bërë në lidhje me këtë fotografi të cilën Abdixhku e publikoi të parën në një album me shumë footgrafi të tjera ku njoftoi se ftoi në takim 5 degët ë LDK-së për “organizim të gjerë partiak si përgjigje ndaj thirrjes dhe nevojës për zgjerim.
Ai ka thënë se LDK-ja dhe Prishtina e kanë rigjetur veten, duke folur edhe për problemet e fundit që pati kjo parti ne kryeqyetet me opozitën.
“Natyrisht, përbashkimi ynë, rritjet tona, punët e mbara që i bëjmë, na i vënë kundërshtarët përballë. Aty bëhen të gjithë bashkë kundër nesh; sikurse tash, sikurse bëheshin gjithherë. Aty provojnë besimin e votuesve të Kryeqytetit për LDK-në, ta rrëmbejnë në tavolinë. Çfarë s’kuptojnë është se koha e një politike të tillë ka marrë fund! Nuk do t’i lëmë ta bëjnë këtë politikë model në Prishtinë”.
Në vazhdim mund të gjeni fjalimin e tij dhe fotografinë e cila nxiti reagime të shumta./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...