Lajme

Me skenar si në filma ngacmohen seksualisht dy vajza të mitura në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 08 September 2022

Një baba nga Skenderaj ka njoftuar në polici se një grua ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjece, e ku aty dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga dy burra që kishin qenë aty, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti thuhet të ketë ndodhur me 2 shtator rreth orës 14:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy