Lajme

Me shumicë votash, Qeveria vendos reciprocitetin me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 01 April 2020

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë është marrë me shumicën e votave në qeveri.

Hajdari thotë se për këtë vendim është njoftuar nga shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

“Me vendimin e sotëm janë marrë dy masa thelbësore: Kryesorja është që marrëdhëniet tregtare me Serbinë do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin ne fuqi…Masa e dytë ka të bëjë me certifikatat veterinare për produktet ushqimore dhe jo ushqimore me prejardhje shtazore në kufi”, tha ajo në Rtv Dukagjini.

-Advertisement-

Ajo ka përmendur një barrierë tregtare që Serbia u ka bërë verërave të Kosovës, ku të njëjtat kanë mundur të eksportohen në budrumet e Serbisë, por nuk kanë mundur të dalin në Serbi me shishe dhe etiketa “Made in Kosova”.

Ministrja e Ekonomisë thotë se qeveria Kurti mbajti premtimin qeverisës duke zëvendësuar tarifën 100% me reciprocitet.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie gjatë ditës njoftoi se nga nesër do të fillojë të aplikohet masa e reciprociotetit ndaj produketeve të Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera