Lajme

“Më shumë shqiptarë se serbë të dënuar për krime lufte”, reagon Prokuroria Speciale

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 01 October 2020

Raporti “Amnistia e Krimeve të Luftës në Kosovë”, publikuar së fundmi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon numrin e personave të dënuar dhe aktakuzat e ngritura për krime lufte në Kosovë.

E për këtë raport drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, thotë se një prokuror për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës i ka thirrur në telefon dhe ka kërkuar sqarime lidhur me titullin e raportit dhe detaje të tjera. Ndërkohë nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka pasur një përgjigje rreth kësaj çështje.

Sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi deri më tani për krime lufte në Kosovë janë dënuar, 35 shqiptarë 1 malazez  dhe vetëm 4 serbë.

-Advertisement-

“Nuk është kërcënim nga ana e Prokurores. Prokurorja më shumë kërkon sqarime se pse ia kemi vënë emrin raportit Amnistia e Krimeve të luftës dhe në anën tjetër kërkon sqarime se pse nuk e kemi dërguar në njëfarë mënyre raportin tek e njëjta në mënyrë që e njëjta pastaj ndoshta me logjikën e saj ta redaktoj dhe le të themi të ndikoj në politikën editoriale të IKD-së. Një qasje e tillë është e pazakontë e pa aplikueshme pasi që ne jemi të pavarur”, deklaroi Ehat Miftaraj për Rtv Dukagjini.

Sipas raportit Prokuroria Speciale e Kosovës nga viti 2016 ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte prej të cilave vetëm një person është dënuar me vendim të prerë.

Nga UNMIKU në periudhën 2000-2008 për krime lufte janë ngritur 19 aktakuza kundër shqiptarëve, 1 ndaj malazezve dhe vetëm 3 ndaj serbëve.

Nga EULEX-i në vitet 2009-2018 për krime lufte në Kosovë janë akuzuar 39 shqiptarë 11 serbë dhe 1 malazez.

Dy dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 1600 persona ende mbeten të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera